Skip to the content

Çmimet

Gjetja e vendit te duhur per te qendruar gjate diteve te pushimeve eshte nje nga nevojat me te rendesishme. Shpeshhere gjendemi para dilemave nese jane kushtet e mira apo nese jane cmimet e arsyeshme. Ne Himare eshte fare e lehte te gjeni cdo gje per shkak te mundesive te shumta qe ofron kjo zone. Mund te gjeni hotele luksoze me te gjitha sherbimet all inclusive. Apo doni nje hotel me kushte te mira dhe cmim te favorshem? Sigurisht qe do ta gjeni. Preferoni shtepi te qeta e te ngrohta larg turmave dhe zhurmave? Mund te gjeni kudo. Nese deshironi ti shijoni ne natyre e ne grup netet e mrekullueshme verore nen yje, mjafton te zgjidhni kampingjet neper plazhe te ndryshme dhe do te largoheni me deshiren per tu rikthyer gjithmone.
Pjesa me e madhe e ambjenteve (dhomave) me qira qe ofrohen nga banorët e zonës ofrojne ambientin e gatimit.
Nëse ju nuk do të mund ti rezistoni të ngrënit në restorante, Himara ofron nje numër të konsiderueshëm restorantesh me cmime te arsyeshme.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume