Skip to the content

Itinerare te Sugjeruara

  1. Hiking LLOGARA-GJIRI i GRAMES & Skaf☀ 3 dite 2 nete

Destinacionet qe mund te vizitohen.

1. Llogara
2. Gjiri i Grames
3. Gjiri i Shen Andres
4. Palasa
5. Drymadhes
6. Dhermi
7. Gjipe

Programi:

  • Dita e pare:
    Nisja behet pasdite me fugon tek Liceu Artistik “Jordan Misja” ne Tirane. Akomodimi behet ne Llogara.
  • Dita Dyte:
    Nisja ne mengjes heret (rreth ores 4.30) drejt gjirit te Grames.Ecja ne kembe shkon rreth 6 ore.
    Ne gjirin fantastik te Grames, mund te qendroni per rreth 3-4 ore plazh, Akomodomi behet ne hotel buze detit ne Drimadhes.
  • Dita e trete:
    Behet plazh ne Drimadhes, dhe kush deshiron mund te zgjedhe te marre skafin per tju drejtuar Gjipese dhe Shpelles se Pirateve.
    Rreth ores 17:00 fillon pergatitja per te kthyer ne Tirane rreth ores 21:00 .

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume