Skip to the content

Monedha shqiptare

Leku është monedha zyrtare e Republikës së Shqipërisë. Gjithsesi në disa dyqane, supermarkete, restorante dhe hotele mund te përdoret edhe Euro. Në Himarë ndodhen zyra të shkëmbimit valutor (exchange) ku ju mund të shkëmbeni monedhën që dispononi. Disa hotele dhe restorante në Himarë pranojnë kartë krediti, por jo të gjithë.

Oraret e hapjes

Dyqanet në Himarë në periudhën pranverë-vjeshtë, janë të hapura gjatë gjithë ditëve të javës, nga ora 8:00 deri në orën 22:00. Shumë biznese e zhvillojnë aktivitetin e tyre nga e Hëna në të Shtunë, nga ora 8:00 deri në orën 17:00. Bankat janë të hapura nga e hëna në të premte, nga ora 8:30 deri në orën 15:30. Orari zyrtar e institucioneve shtetërore është nga e hëna në të enjte, nga ora 8:00 deri në orën 16:30, dhe të premten 8:00 deri në 14:00.

 

Telefonat

Telefonat publikë janë të rrallë (duhet kontrolluar se mbase nuk ekzostojnë). Nëse dëshironi ju mund të pajiseni me karta mobile me parapagesë, me të cilat mund të pajiseni pranë pikave të shitjes së kompanive celulare që operojnë në Shqipëri (Vodafone, Albtelecom, Telecom). Për tu pajisur me kartë mobile ju duhet të paraqisni një document identifikimi.

 

Internet

Nëse ju jeni mysafirë në hotel, ju mund të përdorni wireless internet. Shumë lokale dhe restorante ofrojnë shërbimin wireless. (shërbimi i ofruar është pa pagesë)

 

Bakshishi

Bakshishi është i përfshirë në cmim. Gjithsesi ju mund të lini bakshish midis 5 dhe 10%.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume