Skip to the content

Rreth Himarës

“ Larmishmeri, histori dhe plazhe fantastike”; fjale te pamjaftueshme, por qe e perkufizojne shume mire Himaren, zonen me te bukur bregdetare qe shtrihet ne pjesen jug perendimore te territorit te Republikes se Shqiperise, e rrethuar nga malet e thepisura qe bien me pjerresi ne ujrat e kristalta detare, dhe fsheh brenda saj thesare te panumerta. Klima fantastike mesdhetare, pamjet panoramike, brigje pothuajse te paprekuara nga njeriu, shpellat dhe pasurite e antikitetit jane vetem disa nga keto thesare. Nje terren i pasur me perrenj, kroje, gryka, kanione, brigje shkembore si dhe tarraca te gjelberuara me ullinj e agrume nga duart e njeriut. Kjo krahine e vogel, por me histori te medha mbi “shpatullat e saj” eshte nje atraksion fantastik per turistet, numri i te cileve shtohet cdo vit.

Mirsevini ne Himare

Fshatrat

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume