Skip to the content

Borsh

Nje breg me hapesire detare te pafund, e rrethuar me brezare dhe plantacione ullinjsh e agrumesh; ne kete forme piktoreske shpaloset para syve tane Borshi. Pozicioni i pershtatshem gjeografik me ujerat e shumta ka favorizuar banimin e kesaj treve qe nga lashtesia

Ky fshat nuk ka vetem natyren e bukur, detin, qiellin, gjelberimin por edhe shume objekte kulturore dhe historike qe tregojne per lashtesine e banoreve te kesaj zone.

Keshtjella e Sopotit eshte nje nga objektet kulturore te Borshit qe gjendet ne majen e kodres se quajtur Kala. Kjo keshtjelle e famshme permendet edhe nga burimet bizantine dhe venedikase. Ajo perben ne fakt, nje pikemburoje te epokes se antikitetit dhe asaj bizantine. Nga zbulimet arkeologjike tregohet se kjo kala eshte ndertuar mbi bazen e Akropolit te Meandrise sipas emrit te rajonit qe mbante ne antikitet.

Ndersa emri Sopot, shfaqet nga regjistrat turq te shek XIII dhe me vone prane saj u ndertua fshati i Borshit.

Si nje fshat me prejardhje historike kaq te lashte nuk mund te mungojne objekte te tjera per tu vizituar pervec Keshtjelles se Sopotit.

Nekropoli: Varret Monumentale si deshmi e antikitetit

Keshtjella Mesjetare,

Kalaja e Bardhes: deshmi e periudhes se bronxit

Ne Borsh, kushdo qe eshte i lodhur nga rutina e perditshme urbane, do gjeje legjenda, histori, natyre, det dhe qetesi.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume