Skip to the content

Çorraj

Ky fshat me vlera historike, ndryshe nga te tjeret e kesaj zone, shquhet per bashkejetesen e vecante midis myslimaneve dhe ortodokseve. Marredheniet e tyre te shkelqyera qe nga periudha e Ali Pashes (Shek XIII) jane nje shembull i tolerances dhe harmonise fetare.

Edhe pse disa nga banoret e fshatit e ndryshuan fene gjate pushtimit Osman, ata gjithmone kane luftuar dhe jane bere pjese e revoltave per clirimin e vendit.

Çorraj i perket qarkut te Vlores dhe gjendet ne 500 metra lartesi. Nje nga objektet me te rendesishme te ketij fshati te vogel blegtoral, eshte kisha e Shen Merise qe ndodhet ne qender te fshatit. Nuk mungojne edhe zbulime arkeologjike te periudhes prehistorike sic eshte edhe Fortifikimi i Katafiqit.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume