Skip to the content

Dhermi

Edhe pse nje nga plazhet me te njohura dhe popullore ne Himare, Dhermiu ka nje sekret: Shpella e Pirateve; e cila fsheh gjurmet e historise se nje kohe kur strehoheshin piratet e detit, qe se bashku me formacionet shkembore dramatike plotesojne mrekullisht kornizen e nje misteri.

Dhermiu eshte nje nga destinacionet me te rendesishme dhe me te frekuentuara te plazheve shqiptare. Ujrat e paster kristalore, plazhet e izoluara, sportet ujore e bejne ate nje nga plazhet me te preferuara te te rinjve. Plazhet e ndryshme qe jane pjese e Dhermiut jane Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea.

Ne te dale te Gjipese rrjedh nje perrua qe ka krijuar nje kanion rreth 70 metra te thelle. Plazhi i Gjipese eshte nje nga me te preferuarit e turisteve per shkak te natyres se tij te mrekullueshme dhe numrit te vegjel te plazheve qe ndodhen rreth tij.

Dhermiu gjithashtu permendet qe nga periudha e antikitetit dhe ka perjetuar te njejtat luftra e mesymje si e gjithe krahina. Ky fshat njihet edhe si vendlindja e nje prej shkrimtareve me te mire shqiptare, Petro Marko, shtepia e te cilit ruhet si monument kulture dhe busti i tij eshte simbol i ketij vendi.

I quajtur ndryshe si fshati i 30 kishave, Dhermiu nuk ofron vetem turizem bregdetar, por edhe nje interes kulturor per tu njohur me historine e ketyre objekteve.

Ne majen e ketij fshati ndodhet Manastiri i Shen Merise, si kapele e bardhe qe qendron mbi krye. Me nje arkitekture te vecante, me piktura murale e afreske qe i kane mbijetuar kohes te duket sikur komunikon ne heshtje gjithe historine e tij.

Pervec ketij ketij Manastiri, disa nga me te njohurit jane: Manastiri i Pangjise, i Shen Shen Theodhorit, Manastiri i Stavridhit, Kisha e Shen Stefanit, Kisha e Shen Mitrit dhe e Shen Harallambit.

Te gjitha keto objekte deshmojne perkushtimin e ketyre banoreve ndaj besimit ortodoks dhe jane burim i percjelljes se kultures dhe fese nder shekuj.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume