Skip to the content

Fterre

Fterra sot njihet si nje fshat qe ka te zhvilluar frutikulturen dhe blegtorine. Po keshtu ka te zhvilluar interesin per kulture dhe dije duke nxjerre figura te rendesishme nga djepi i saj.

Fterra shtrihet ne tri kodrina te gjelberuara frutore. Ka disa burime te ftohta te cilat dominojne shtepite e fshatit dhe kjo ka bere qe ne kete fshat te marre hov frutikultura, ulliri si dhe ajo pjese e bujqesise e cila i mban gjalle banoret e saj.Ky nuk i ka kaluar asnjehere te 80 shtepite, prandaj mund te themi se eshte fshati me i vogel ne ate zone. Fterra ka nje klime malore bregdetare, e fshehur mire prej ererave nga malet e larta qe ngrihen persiper tij por per shkak te pozicionit te saj midis dy malesh, gjate dites ka pak diell. Fshati eshte i mbrojtur nga ererat por nuk eshte i mbrojtur nga erozionet malore, sepse malet jane masive gelqerore.

E vecanta e ketij fshati eshte numri i madh burimeve ujore per te cilat eshte ngritur nje legjende. Sipas legjendes keto burime jane lotet e nje sorkadheje te vrare nga gjahtaret te cilet dogjen pyllin bashke me te, duke qene se nuk e kapnin dot. Te gjitha keto burime jane me uje te pijshem. Disa prej tyre mund te permendim: Kroi i Mustos, Kroi i Bedrinit, Kroi i Gerthit, Kroi i Dardhave, Kroi i Moqilave, Kroi i Moçalit te Avdiut, Kroi i Moçalit te Çokes, Kroi i Shelqit, Kroi i Gerbenit, Kroi i Hauzeve, Kroi i Poriut, Kroi i Kretes, etj. Pervec burimeve ujore , te shumta ne numer jane edhe shpellat, origjina e te cilave nuk njihet ende.

Si vendbanim prehistorik ky fshat ekziston qe prej 3000 vjetesh. Ne peruidhen Osmane ky emer del fillimisht ne vitin 1432 me 12 zjarre, qe do te thote 12 shtepi. Kuptimi i saj primar duhet te vije nga nje fjale greke Lefterra qe do te thote “i lire”.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume