Skip to the content

Himare

Fshati i Himares eshte i vecante per nga menyra e ndertimit dhe fortifikimit te tij. Me nje teknike te persosur, Himara e vjeter eshte e ndertuar mbi nje koder 140 metra te larte, rreth 1 kilometer larg Bregut te Jonit dhe rrethohet nga kanionet e 2 perrenjve te thelle ujerat e te cileve derdhen ne det.

Ne muret dhe kullat e saj gjenden gjurme te te gjitha qyteterimeve qe kane vene dore mbi keto ndertime te cilat deshmojne historine e saj, si rrudhat e shfaqura nga koha dhe vuajtjet ne fytyren e nje zonje te moshuar, por qe nuk e fshehin shkelqimin dhe bukurine kur ishte ende nje zonjushe e bukur.

Ne burimet Antike per here te pare Himara permendet si qender e fortifikuar prej Plinit ne shekullin e I pas Krishtit, dhe pjesa me e larte e saj qe rrethohet nga muret mbrojtese quhet nga vendasit "Barbaka", fjale qe mendohet se e ka prejardhjen nga qe nga mesjeta, duke pare rikonstruksionet dhe restaurimet e njepasnjeshme qe jane bere qe nga shekulli VI i eres se re e ne vitet e mevonshme. Nga ana veriore ndodhet hyrja per ne kala dhe ne pjesen perendimore gjendet nje Cisterne qe eshte perdorur per grumbullimin e ujit te pijshem, ne forme elipsi.

Nga anet e tjera ngrihen mure me gjeresi rreth 3.5 m, me gure ne forme paralelopipedi te punuar me kujdes nga te kater faqet, te drejte dhe te regullt. Ne orjentimin Juglindje keto mure jane i perkasin ndertimeve Ilire, kurse ne drejtim te Lindjes ata i perkasin Mesjetes se hereshme.

Pozita gjeografike e ben Himaren nje qyteze te mbrojtur nga ana e Veriut dhe Perendimit ku terreni thyhet shume dhe bie si thike mbi shtratin e perrenjeve.

Qyteza e Himares, pervec Kalase Antike, ka edhe dy breza te tjere mbrojtes, te cilet nuk kane mure. Vlerat historike, akitektonike dhe artistike te Qytezes se Himares jane me rendesi sepse tregojne vazhdimesine e jetes ne kete vendbanim Antik per dhjetra shekuj.

Ne kete fshat gjenden objekte te tjera me rendesi kulturore dhe me interes turistik, disa te shpalluara edhe monumente kulture.

Shpella e Spilese – Gjendet ne gjirin me te njejtin emer si dokument i zbulimeve arkeologjike qe nga periudha e neolitit.

Kisha e Shen Sergit dhe Bakut,

Kisha e Shen Merise se Athalit,

Kisha e Gjithe Shenjtoreve.

Pervec fshatit, i cili ofron nje pasuri te madhe historike, nuk mund te anashkalohen plazhet fantastike te Himares. Si kryeqendra e Rivieres, ajo ofron disa nga plazhet me te bukura te jugut te Shqiperise.

Plazhi i Livadhit gjendet rreth 3 km ne veri te Himares duke ofruar nje natyre fantastike, ujera te kristalta, qetesi dhe relaks per familjaret si dhe hapesira per kampingje. Ketu nuk mungojne edhe baret e klubet per te rinjte, qellimi i te cileve eshte te argetohen. Keto gjenden ne te dyja cepat kufizues te plazhit, ne distance nga te tjeret qe duan vetem qetesi.

Plazhi i Potamit ndodhet ne jug te Himares dhe eshte nje alternative shume e mire duke qene se eshte prane qendres se qytetit dhe ofron sherbime me te mira e te shpejta per familjaret si per akomodimin edhe per ushqimin. Ne plazhin e Potamit thuhet se dikur rridhte nje lum (potam ne greqisht), prandaj edhe zona mban kete emer.

Plazhi i Llamanit ndodhet rreth 5 minuta larg Himares dhe eshte destinacioni me i gjalle per te rinjte edhe pse eshte nje gji i vogel. Gjate muajve te veres llamani eshte sinonim i festave gjate 24 oreve te dites.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume