Skip to the content

Hore - Vranisht

Dy emra te zhvendosur gjeografikisht nga njera-tjetra ne fushe e ne mal, jetojne ne simbioze dhe mbartin ne vetvete histori sa mistike aq dhe reale.

Emri Hora eshte shkurtimi i emrit Horea qe ka kuptimin: qender e banuar, fshat, qytet. Horea ka si rrenje fjalen orea pellazge qe ka kuptimin “vend i bukur, i mahnitshem, i mrekullueshem, me klime te shendetshme”. Sot gjenden vetem rrenojat e ketij vendbanimi.

Ne majen e Lipes ne malin e Mesimerit ne lartesine afro 700 metra mbi nivelin e detit gjendet nje gur i madh gjigant, konglomerat gelqeroresh, qe ngrihet mbi klishe te forta. Prej shekujsh eshte quajtur Guri i Qytetit i cili njihet edhe me epitetin” Guri ne qiell”. Ky Dolmen eshte i vetmi i llojit te tij ne Ballkan. Aq mbreselenes dhe i mahnitshem duket sa e konsiderojne si Sofra e Zotit.

Ky vendbanim ekzistonte qe ne periudhen e antikitetit dhe i perket qyteterimit te Kaoneve. Ne kete zone gjejme edhe gjurmet e periudhes se Ali pashes per shkak te ndertimit te Ujesjellesi te Vranishtit qe eshte dhe nje objekt me rendesi historike dhe i vecante ne llojin e tij.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume