Skip to the content

Kallarat

Historia e Kallaratit nuk mund te shkeputet nga ajo e Kurveleshit ne veçanti dhe e Laberise ne pergjithesi. Kurveleshasit jane shquar ne shekuj per qendresen ndaj pushtuesve. Jo me kot e kane quajtur Kurveleshin "akropol" te Laberise duke qene se shtrihet ne faqen e Malit te Bogonices.

Malet, fushat, luginat, kodrat, majat e qafat, lumi i Shushices, perrenjte e pyjet i kane mbrojtur banoret nder shekuj te cilet jane ushqyer me tokat edhe me blegtorine.

Territori i Kallaratit ne lashtesi perfshihej ne trevat e fisit iliro-epirot te kaoneve. Ashtu si sot, ai shenon kufirin verior te Kurveleshit me fshatrat e krahines se Mesaplikut, edhe ne lashtesi kjo treve gjendej ne kufirin verior te Kaonise me fisin ilir te Amanteve. Por akoma nuk dihet perse ky vendbanim quhet ende sot si “Troja e Laberise”.

Ne periudhen Otomane njihet si vendbanimi me i madh i Kurvelesht, nga te dhenat e regjistruara ne shek XV.

Nje nga vecorite e ketij fshati eshte se ka mbi 15 burime uji te pishem: burimi i Gurres, Qesarules, Bashait, Morrezes, i Llane ne perroin e Gjorme, Nikolagjt, burimet e Gropes se Muçe, i Gjoçalit, dy burime te Strate dhe Toze ne Perruan e Gjorme, i Povles, Skordhollit, Game, Shtyllasit, Kurpices etj. Burime uji ka edhe ne male: burimi i Hunes se Gureve, Gjothanasit, Valit te Poshtem dhe nje burim i vogel ne Bogonice (burimi i Laçe).

Ne Bogonice jane edhe dy objekte me vlere kulturore: Guri i Hijes dhe Lemi i Lejlereve. Lemi i Lejlereve, ose Lemi i Shenjtoreve.

Organizmi i jetes shoqerore eshte i vecante sepse ne kete fshat jetojne 7 fise ose mehalla dhe deri ne krijimin e shtetit shqiptar kjo krahine eshte qeverisur me kanun.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume