Skip to the content

Kuc

Per te shkuar ne Kuc pershkon nje nga rruget me peizazhet natyrore me te bukura te Shqiperise, pasi kalon ne gjithe kanionin mahnites te Bençes, Grykes se Lepushkes, perroit te Dushoberit e te Zarelit dhe perroit te Shurit. Kjo lugine shume e ashper, ne krah te Kuçit kufizohet anash me vargmale te larte 800-1000 m, qe e lidhin ate me fshatra te veçanta te Kurveleshit te siperm.

Nje bote ku duket sikur viziton Shqiperine e 200 vjeteve me pare, me peizazhe natyrore te paprekura, te pershkuara nga plot blegtore, qindra dhen dhe dhi neper shtigje dhe me baxho te ngulura aty ketu neper lendina te vogla.

Si nje nga fshatrat me te njohura te Laberise, ky vendbanim eshte dhe nje nga me te vjetrit te periudhes prehistorike, e ne epoken e gurit te shek XII p.e.r. Si te gjithe fshatrat e tjere permendet edhe ne regjistrat Osmane me nje numer te konsiderueshem popullsie dhe me nje siperfaqe te gjere. Sot numerohen rreth 400 shtepi dhe 3000 banore.

Si nje produkt historik i ketyre vendeve pa shtet dhe gjithmone ne lufte dhe ne nevoje per tu organizuar edhe qeverisur, kane perdorur per nje kohe shume te gjate Kanunin e Laberise si nje sistem normash dhe vlerash.

Krenare per vendin e tyre , nga te kater anet degjon veç kenge labe dhe njerez qe mbajne iso, trokasin gotat e qeshin me njeri-tjetrin. Mish qengji, djathe, gjize dhe raki, menuja e tyre e harese.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume