Skip to the content

Lukove

Nuk ka nevoje per shume fjale per te pershkruar bukurine e arkitektures tradicionale e nje fshati te vogel me rrugica te shtruara me kalldrem sic eshte Lukova. Ndryshe nga shumica e qyteteve ne Shqiperine jugore, nuk ka asnje shenje te arkitektures moderne ne fshatin e vogel. Vendasit bejne çmos per te ruajtur stilin e tyre tradicional te ndertimit. Rrugicat e vogla jane te mbuluara me lule shumengjyreshe pothuaj gjate gjithe vitit.

Duke qene se eshte karakteristike e klimes mesdhetare te gjithe krahines se Himares, as ne kete fshat nuk mungojne ullinjte dhe agrumet. Traditat, kulturat dhe zakonet e ketij fshati ruhen akoma tek muzika, vallet, veshja dhe gatimet e shijshme tradicionale.

Afersia me qyetin e Sarandes e favorizon kete fshat per kontaktesh dhe qarkullimi.

Plazhet e Lukoves (i Bunecit dhe i Shpellave) jane nga plazhet me te famshme ne Rivieren e Shqiperise, qe shtrihen se nje rrip i shkelqyer me shkembinj te bardhe, disa kilometra te gjate, te mbuluara nga uji i thelle blu. Plazhi I Bunecit eshte i qete dhe disi i pazakonte. Me bregun me guralece te bardhe, ndahet nga nje perrua, qe zbret nga malet e larta. Perendimi duket i mrekullueshem prej plazhit te Bunecit dhe plazhi eshte nje alternative e mire per ata qe kerkojne rehati pasi perveç pak hoteleve nuk ka zhurma nga klubet e nates.

Rrenjet e Lukoves jane te thella dhe I perkasin periudhes se mesjetes. Ne kete fshat te krishtere (si te gjithe fshatrat e tjere) ekziston mundesia per te vizituar 3 kishat me te bukura te jugut. Njera prej tyre eshte kisha e Shenepremtes me stil dhe arkitekture te vecante.

Nuk mund te leme jashte vemendjes fshatin Piqeras, pjese e Komunes se Lukoves, i shtruar i gjithi me pllaka betoni, deri te ”Guri i Sallakut”, ku dikur kuvendonin burrat dhe, me pllaka guri ne shkallaret anesore, me kangjella hekuri e aty-ketu edhe me peme dekorative, duke ruajtur edhe ullirin shekullor te kishes, Piqerasi, fiton nje vlere te re bashkekohore.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume