Skip to the content

Palasë

Duke udhetuar neper rrugen gjarperuese te Llogarase, shfaqet pertej ne horizont nje Delte e gjere e formuar nga depozitimet dhe prurjet e nje perroi. E njohur si Delta e Perroit te Palases, eshte nje atraksion me pamje mahnitese qe tashme eshte bere sfondi i cdo fotografie.

Sapo zbret nga Qafa e Llogarase shfaqet me gjithe bukurine e vete Palasa, me peisazhin e saj fantastik dhe me plazhin e pare Dhraleo, me nje vije prej 1.5 km, i cili eshte nje nga perlat e kesaj zone. Ky plazh eshte i njohur per sportet ujore dhe shpesh eshte destinacion i parashutisteve qe hidhen nga maja e Llogarase.

Ne Palase shtrihen shume plazhe nga me te preferuarat, midis te cileve, plazhi Stalla qe eshte nje nga plazhet me te medhenj te krahines.

Qe nga Palasa e ne vazhdim, ne gjithe Bregun e Himares, syri shikon vetem det te kalter e te paster, me gjire, mole e plazhe pafund, njeri me i bukur se tjetri, me rere te imet, te trashe apo me gure.

Bregdeti i Palases eshte permendur shpesh per historine, qe ka si kulm konfliktin me te njour te Romes se lashte, ate mes Çezarit dhe Pompeit. Ne vitin 48 p.e.r. Cezari doli triumfator nga ky konflikt, duke arritur te fitonte Orikumin (ne ate periudhe njihej si Jeriko). Kjo pjesez historie e ben me terheqes kete fshat. Duke qene nje vend bregdetar dhe nje liman natyror, aktiviteti kryesor ishte tregtia deri sa u be pre e sulmeve pirate.

Kur viziton kete fshat neper rruget me kalldrem, nuk mund ti shpetoje vemendjes Rrapi i Palases, nje peme madheshtore qe perkufizohet si simbol i rezistences dhe mbijeteses prej me shume se 800 vjetesh.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume