Skip to the content

Pilur

Ne Breg te Himares, perveç detit, ullinjve, agrumeve dhe maleve Akrokeraune, gjendet nje fshat etno – folklorik me origjine te lashte nga fiset Jelime Kaone.

“Ballkoni i Bregut”; jo me kot e ka marre kete epitet Piluri, i vendosur ne nje lartesi prej 700 metrash nga ku shfaqet nje pamje marramendase e bregdetit. Nje fshat i vogel I rrethuar nga nje tufe lisash ku ne qender te tij ndodhet nje rrap nen hijen e te cilit thuhej se uleshin burrat e grate per te kenduar kenge tradicionale labe me orgjine Kaonike.

Pervec kengeve polifonike, ky fshat shquhet edhe per folklorin e pasur dhe per gatimet tradicionale. Ne kete zone mund te shijohen pjatat me te vecanta te krahines se Laberise te qengjit te pjekur dhe mishit te kecit. Per sa i perket gatimit te mishit, pjata tradicionale eshte “ksirogjaku”, nje byrek qe njihet si pervelak, si dhe lakrat e egra te ziera qe njihen si prikalidhe.

Emri i ketij fshati u shfaq fillimisht ne shek XV si pjese e nahijes se Sopotit. Ashtu si fshatrat e tjera edhe ai eshte simbol i qendreses ndaj pushtimit Osman.

Mesymjet Osmane nuk e kane fshire historine antike te ketij fshati ku gjenden Objekte te cilat vertetojne prejardhjen e tij te lashte.

Ne fushen Vumblo prane fshatit ndodhen Varret e Jelimeve (Nekropoli) nje zone arkeologjike me rendesi te vecante, si dhe Kisha e Shen Nikolles si objekt mistik ne mes te lisave shtatlarte.

Ky fshat krijon nje ndjesi te veçante me pozicionin gjeografik, me objekte te rralla si kisha katerqind vjeçare, apo banesat karakteristike e mikpritjen e banoreve.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume