Skip to the content

Porto Palermo

Plazhi me i vecante jo vetem i Qeparoit por edhe i gjithe Rivieres, eshte ai i Porto Palermos, aty ku bashkohen ne te njejten pike ne menyre fantastike deti, natyra dhe historia.

Sapo te shfaqet para syve ky breg te duket sikur kodra po relaksohet ne det, duke leshuar mbi te 2 gadishuj, ate te Panormit dhe te Palermos. Ne kete gji te vogel tektonik, mbi ishull, eshte vendosur nje nga Kalate me te njohura ne Shqiperi.

Kalaja ndodhet mbi gadishullin e Palermos rreth 50 m larg bregut ku midis tij dhe gadishullit eshte krijuar rripi i ngushte me dhe e gure per te realizuar nje lidhje tokesore me te. Kalaja ka forme trekendore me tre bastione te fuqishme neper qoshe. Nga ana e detit, midis dy bastioneve nje siperfaqe ne forme trapezi eshte rrethuar me mure te pajisura me frengji.

Ajo eshte ndertuar e gjitha me gure rreth 2 shekuj me pare nga Ali Pashai i Janines, si nje nga pikat e tij strategjike. Ne veprat letrare pretendohet se eshte ndertuar si dhurate per nje nga grate e tij Vasiliqine dhe eshte bere subjekt edhe i kengeve e valleve te Laberise. Dikur aty ka qene nje pllake guri ku shkruhej: ”Une Pashai i Madh, Aliu e ndertova kete keshtjelle”.

Disa dokumente historike pretendojne se keshtjella u projektua nga nje arkitekt Francez, mbi rrenojat e nje kulle veneciane. Megjithate keto te dhena nuk e zbehin bukurine dhe historine qe ajo mbart ne vetvete.

Rreth 300 metra larg keshtjelles, ne ane te rruges ndodhet dhe kisha e famshme te cilen Ali Pashe Tepelena e ndertoi personalisht per Vasiliqine. Kjo dhurate simbolike ishte teper e çmuar per Ali Pashen. Kisha ndodhej jashte bedenave dhe ajo mund te sulmohej nga armiqte e tij. Ndaj thuhet se ndertimin e saj Pashai i Janines ia besoi nje arkitekti italian, i cili e mbaroi brenda nje kohe te shkurter.

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume