Skip to the content

Qeparo

Pervec Kalase se Karosit, ne Qeparo gjenden Kisha dhe Manastiri i Shen Dhimitrit si dhe Kisha e Shen Spiridhonit e vendosur mbi fshat.

Qeparoi ka privilegjin e te quajturit ndryshe dhe “Fshati i Kapedaneve” duke qene se burrat e ketij fshati te arsimuar e me grada ushtarake, kane luftuar me mish e me shpirt ndaj pushtuesve Osmane. Si fshat nuk daton me shume se 1000 vjet para. Madje per here te pare eshte permendur ne regjistrat turq te vitit 1551, por si zone e banuar pretendohet te jete 3000 vjecare.

Fshati shtrihet mbi nje koder rreth 300 – 400 metra te larte, ne kembet e se ciles shtrihet nje lugine e gjere fantastike e mbjellur me peme ulliri shume vjecare dhe me agrume , era e te cilave te shoqeron neper te gjithe rrugen e perdredhur qe te con ne bregdet. Disa nga poetet shqiptare e konsiderojne nje vend te bekuar nga Perendia.

Ne majen e kodres ndodhet kalaja e Karosit, e ndertuar me nje teknike te thjeshte me gure te paperpunuar ne dy faza qe i perkasin periudhes se bronzit dhe asaj se hekurit.

Kodra rrethohet nga 5 mure qe jane ndertuar me gure te medhenj qe edhe pse pa sistem lidhes, jane vendosur me kujdes duke krijuar puthitjen e duhur.

Afersia me detin dhe me zonen e pershtatshme per bujqesi e blegtori, e beri Karosin per shume vite qender te banuar si dhe te fortifikuar per te mbrojtur bregdetin ndaj sulmeve.

Plazhet e tij jane zgjedhja e duhur per te shijuar sezonin veror, te cilat nuk ofrojne asgje me pak se plazhet e tjera mahnitese te Rivieres.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume