Skip to the content

Vuno

Te gjithe te dashuruarit me detin, do te ndiheshin si ne parajse ne bregdetin qe ofron Vunoi. Ne kete vend gjenden plazhe me rere te bardhe, shkembinj te vegjel te rrumbullaket, formacione te medha shkembore, kanione dhe madje edhe shpella ku piratet perdoren per te fshehur thesaret e tyre. Disa nga keto plazhe jane te medha dhe disa jane te vogla, disa kane rruge por disa mund te arrihen vetem me varke ose kanoe.

Plazhi me i famshem i ketij fshati eshte ai i Jalit. Gjendet vetem 5 km larg fshatit, duke kaluar neper nje rruge qe pershkon plantacionet e ullinjve dhe te con drejt ne plazh. Adhuruesit e natyres dhe te aventures e kane zgjedhur si vendin me te preferuar te kampingjeve.

Por ky plazh eshte edhe destinacioni i te rinjve qe dashurojne festat, shoqerine dhe muziken per shkak te klubeve dhe pube-ve qe ndodhen ne kete plazh.

Historia e ketij fshati eshte e vjeter, madje thuhet se ka ekzistuar qe ne periudhen e bronxit (shek VIII p.e.r). Ne kadastrat turke Vunoi quhej “Vune” per shkak te vendosjes se shtepive mbi njera-tjetren.

Ashtu si ne cdo fshat te Himares, edhe ne Vuno gjenden disa nga objektet e kultit nga me te vecantat per shkak te arkitektures dhe historise se tyre.

Kishat me te njohura midis ullishtave shekullore jane:

Kisha e Shen Spiridhonit,

Kisha e Shen Mehillit,

Kisha e Shen Marise Mesodhise,

Kisha e Shen Sotires.

Ne listen e monumenteve te kultures se ketij fshati jane edhe Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile ) si dhe Qiparisi i Kembanores se Kishes se Vunoit (Pema Selvi).

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume