Skip to the content

Histori

Cdo gur ne shpellat dhe kalate e Himares ruan historine mijerave vjecare te kesaj krahine. Historia e saj ka ngjallur gjithmone kuriozitetin dhe interesin e studiuesve shqiptare e te huaj, te cilet kane dhene kontribute te vyera per Albanologjine. Vlere te madhe kulturore dhe historike perbejne edhe pemet gjenealogjike te disa fiseve te kesaj popullate, me histori 400-vjeçare, qe ruhen deri ne ditet tona si dokumente. 

Popullimi i dendur, i tejlashte dhe i vazhdueshem i vendbanimeve te Himares qe nga prehistoria vertetohet me monumente e studime arkeologjike te kryera gjate shekujve, deri ne ditet tona. Gjithe arkitektura e banesave himariote tregon se çdo shtepi eshte nje kulle dhe çdo fshat eshte nje kala.

Zbulimet arkeologjike tregojne se Himara eshte nje vendbanimin qe daton nga periudha e Neolitit (rreth 5000 vjet para eres sone). Ne antikitet, Himara ka qene qender e banuar nga Kaonet, fis Epirot, te cilet i perkisnin etnise ilire. Ajo shtrihej ne shpatin perendimor te maleve te Himares ose ndryshe Malet e Laberise, te cilat ne burimet antike greke quheshin malet Keraune.

Emri i saj eshte i njohur qe ne lashtesi nga doreshkrimet e Herodotit dhe Tukiditit, por gjithashtu e permendur qe ne shekullin e XIII p.e.r.

Himara si vendbanim kaon-epirot deshmohet midis shek IV dhe te III p.e.r ne periudhen e Pirros, ku se bashku me Molloset ka qene dhe nje nga fuqite me te medha ushtarake te asaj kohe.

Fortesa e Himares se vjeter eshte e datuar ne shek IV p.e.r., e cila u rindertua ne shek. IV te e.r. nga Justiniani, perandori i Bizantit me prejardhje iliro-dardane.

Sipas studimeve te Prof. Jup Kastratit, historiografia shqiptare, kur trajton pushtimin e plote te Shqiperise pas vdekjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, nder te tjera veçon se edhe fortesat e Himares dhe te Sopotit rane ne duart e osmaneve. Por pjesa malore midis Vjoses dhe detit Jon mbeti e lire, per shkak te qendreses se popullsise. Me daljen nga skena te krereve feudale vendes, ne udheheqje te qendreses kunderosmane u vu peshkopata e Himares, peshkopi i se ciles kryesoi kuvendet e krahines deri ne vitin 1759. Per kete arsye, nga fundi i shek. XV u quajt Himare gjithe pjesa JP e Shqiperise qe perfshinte me shume se 50 fshatra.

Sipas te dhenave historike nder arsyet kryesore te raporteve te ngushta te bashkepunimit me katoliket perendimore dhe me Venecianet ishte lufta e perbashket kunder armiqve Otomane, e vertetuar nga dokumentat dhe raportet e gjetura ne Vatikan.

Si pasoje e ngjarjeve historike dhe rrjedhes se kohes numri i fshatrave u zvogelua dhe u reduktua ne 15 te cilat tashme kufizohen ne trekendeshin Vlore-Tepelene-Butrint. Por duhet theksuar qe Himara se bashku me kalane e saj 2400 vjecare eshte simbol lirie dhe rezistence ndaj te huajve.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume