Skip to the content

Gjuha dhe feja

Diversiteti fetar e kulturor, e ben kete rajon akoma me terheqes dhe e zbukuron me teper ne syte tane. Megjithate si popullsi autoktone, ajo ruan traditat dhe zakonet qe nga kohet me te hershme, si kenget, valet dhe veshjet tradicionale.

Numri i madh i kishave dhe manastireve te ben te kuptosh per ndikimin kryesor qe ka patur katolicizmi dhe ortodoksizmi ne kete krahine. Cdo mesymje pushtimi e cdo nisme misionaresh ka lene gjurme ne Himare.

Ndjenja e forte e tolerances fetare eshte nje nga karakteristikat e te gjithe trevave te Shqiperise ne ditet e sotme. Eshte shume e vecante te shohesh sesi bashkejetojne ne Himare ritet pagane te trasheguara nga antikiteti greko-iliro-romak, me traditat islame te ngulitura nga pushtimi Osman, me katolicizmin e perhapur nga Misionaret Baziliane (Arbereshe te Italise se Jugut) se bashku me ortodoksine e sjelle nga Kishat greke per shkak te rrezikut te perhapjes se influences katolike ne Rajon.

Edhe pse gjuha zyrtare eshte gjuha shqipe, nje vazhdim i gjuhes ilire qe ka ruajtur orgjinalitetin, ne leksikun e saj gjenden fjale turke, greke, latine dhe sllave si pasoje e ngjarjeve historike.

Duke i rezistuar pushtimit turk, populli himariot pati guximin te hapte nje nga shkollat e par ate gjuhes shqipe rreth vitit 1160. Me vone ishin Misionaret baziliane ata qe hapen shkolla te tjera shqipe me shkronja latine, te cilet ndikuan pozitivisht ne perhapjen e gjuhes shqipe per banoret e kesaj zone. Si nje popull i kercenuar prej shekujsh dhe i etur per liri, askush nuk ua frenoi deshiren per te mesuar gjuhen e tyre amtare.

 

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume