Skip to the content

Atraksione

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

 

10 atraksionet qe ja vlen ti vizitoni

Kalaja e Sopotit

Keshtjella e Sopotit eshte nje nga objektet kulturore te Borshit qe gjendet ne majen e kodres se quajtur Kala. Kjo keshtjelle e famshme permendet edhe nga burimet bizantine dhe venedikase. Nga zbulimet arkeologjike tregohet se kjo kala eshte ndertuar mbi bazen e Akropolit te Meandrise sipas emrit te rajonit qe mbante ne antikitet.

 

Shpella e Pirateve ne Dhermi

Edhe pse nje nga plazhet me te njohura dhe popullore ne Himare, Dhermiu ka nje sekret: Shpella e Pirateve; e cila fsheh gjurmet e historise se nje kohe kur strehoheshin piratet e detit, qe se bashku me formacionet shkembore dramatike plotesojne mrekullisht kornizen e nje misteri.

 

Manastiri i Shen Theodhorit ne dhermi

Midis fshatrave Ilias dhe Dhërmi në një kodër me një peisazh mahnitës nga deti gjendet Manastiri i Shën Theodhorit. Manastiri është ndërtuar ne shekullin e 14-të mbi faltoren e lashtë të perëndisë Zeus dhe Artemisit, perëndeshës së gjuetisë, po përfundoi gati 500 vjet më vonë. Në vitin 1946 u mbyll nga regjimi komunist e me vonë u bë bazë ushtarake për sovjetikët. Tashmë rruga drejt tij është asfaltuar.Manastiri gjendet mbi një kodër të gjerë të mbuluar nga ullinj dhe qiparisë mes Dhërmiut dhe Kanionit të Gjipesë. Ecja nga sheshndalimi i makinave për te Manastiri zgjat për rreth 10 minuta përmes një rruge të shtruar së fundmi me kalldrëm. Ecja nga shesh ndalimi për në plazhin e Gjipesë zgjat rreth 30-40 minuta në këmbë.

 

Vunoi

Ashtu si ne cdo fshat te Himares, edhe ne Vuno gjenden disa nga objektet e kultit nga me te vecantat per shkak te arkitektures dhe historise se tyre.
Kishat me te njohura midis ullishtave shekullore jane: Kisha e Shen Spiridhonit, Kisha e Shen Mehillit, Kisha e Shen Marise Mesodhise, Kisha e Shen Sotires.

 

Kalaja e Himares

Ne burimet Antike per here te pare Himara permendet si qender e fortifikuar prej Plinit ne shekullin e I pas Krishtit, dhe pjesa me e larte e saj qe rrethohet nga muret mbrojtese quhet nga vendasit "Barbaka", fjale qe mendohet se e ka prejardhjen nga qe nga mesjeta, duke pare rikonstruksionet dhe restaurimet e njepasnjeshme qe jane bere qe nga shekulli VI i eres se re e ne vitet e mevonshme. Hyrja per ne kala ndodhet nga ana veriore. dhe ne pjesen perendimore gjendet nje Cisterne qe eshte perdorur per grumbullimin e ujit te pijshem, ne forme elipsi.

Nga anet e tjera ngrihen mure me gjeresi rreth 3.5 m, me gure ne forme paralelopipedi te punuar me kujdes nga te kater faqet, te drejte dhe te regullt. Ne orjentimin Juglindje keto mure jane i perkasin ndertimeve Ilire, kurse ne drejtim te Lindjes ata i perkasin Mesjetes se hereshme.

 

Rrugicat e Lukoves

Nuk ka nevoje per shume fjale per te pershkruar bukurine e arkitektures tradicionale e nje fshati te vogel me rrugica te shtruara me kalldrem sic eshte Lukova. Ndryshe nga shumica e qyteteve ne Shqiperine jugore, nuk ka asnje shenje te arkitektures moderne ne fshatin e vogel. Vendasit bejne çmos per te ruajtur stilin e tyre tradicional te ndertimit. Rrugicat e vogla jane te mbuluara me lule shumengjyreshe pothuaj gjate gjithe vitit.

 

Pilur “Ballkoni i bregut”

“Ballkoni i Bregut”; jo me kot e ka marre kete epitet Piluri, i vendosur ne nje lartesi prej 700 metrash nga ku shfaqet nje pamje marramendase e bregdetit. Nje fshat i vogel i rrethuar nga nje tufe lisash ku ne qender te tij ndodhet nje rrap nen hijen e te cilit thuhej se uleshin burrat e grate per te kenduar kenge tradicionale labe me orgjine Kaonike. Rruga drejt Pilurit fillon ne te dale te Himares duke ngjitur nje rruge panoramike me kthesa.

 

Kalaja e Ali Pashait ne Porto Palermo

Kalaja ndodhet mbi gadishullin e Palermos rreth 50 m larg bregut ku midis tij dhe gadishullit eshte krijuar rripi i ngushte me dhe e gure per te realizuar nje lidhje tokesore me te. Kalaja ka forme trekendore me tre bastione te fuqishme neper qoshe. Nga ana e detit, midis dy bastioneve nje siperfaqe ne forme trapezi eshte rrethuar me mure te pajisura me frengji.

Ajo eshte ndertuar e gjitha me gure rreth 2 shekuj me pare nga Ali Pashai i Janines, si nje nga pikat e tij strategjike. Ne veprat letrare pretendohet se eshte ndertuar si dhurate per nje nga grate e tij Vasiliqine dhe eshte bere subjekt edhe i kengeve e valleve te Laberise. Dikur aty ka qene nje pllake guri ku shkruhej: ”Une Pashai i Madh, Aliu e ndertova kete keshtjelle”.

 

Kudhesi

Kudhesi , si nje fshat i fshehur prapa kodrave e ben zbulimin e tij edhe me terheqes. Ai shtrihet 6 km larg Himares dhe pasi pershkon nje lugine te bukur plot gjelberim e lule, ngjyra ngjyra te lumit te Kudhesit qe zbret nga malet, ndjek nje rruge njekalimshe per te arritur ne fshat. Shetit neper rrugicat e kalldremta ku sheh rreth e rrotull shtepi te vogla tradicionale dhe ulesh te freskohesh ne hijen e nje rrapi shekullor. Nje kishe e bukur e gjitha ne te bardhe te terheq vemendjen dhe kupton se dhe Kudhesi mbart ne vetvete nje histori.

 

Guri i Vranishtit

Ne majen e Lipes ne malin e Mesimerit ne lartesine afro 700 metra mbi nivelin e detit gjendet nje gur i madh gjigant, konglomerat gelqeroresh, qe ngrihet mbi klishe te forta. Prej shekujsh eshte quajtur Guri i Qytetit i cili njihet edhe me epitetin” Guri ne qiell”. Ky Dolmen eshte i vetmi i llojit te tij ne Ballkan. Aq mbreselenes dhe i mahnitshem duket sa e konsiderojne si Sofra e Zotit. Per te shkuar deri atje duhet te ecet me kembe per nje ore pasi ke lene makinen

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume