Skip to the content

Palase

Duke udhetuar neper rrugen gjarperuese te Llogarase, shfaqet pertej ne horizont nje Delte e gjere e formuar nga depozitimet dhe prurjet e nje perroi. E njohur si Delta e Perroit te Palases, eshte nje atraksion me pamje mahnitese qe tashme eshte bere sfondi i cdo fotografie. Sapo zbret nga Qafa e Llogarase shfaqet me gjithe bukurine e vete Palasa, me peisazhin e saj fantastik dhe me plazhin e pare Dhraleo, me nje vije prej 1.5 km,i cili eshte nje nga perlat e kesaj zone. Ky plazh eshte i njohur per sportet ujore dhe shpesh eshte destinacion i parashutisteve qe hidhen nga maja e Llogarase.

NePalase shtrihen shume plazhe nga me te preferuarat, midis te cileve, plazhi Stalla qe eshte nje nga plazhet me te medhenj te krahines.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume