Skip to the content

Sporte & aktivitete

Himara ofron nje numër të madh sportesh dhe aktivitete të ndryshme. 
Më poshtë janë disa aktivitete dhe sporte që ju mund ti praktikoni gjatë qëndrimit tuaj në Himarë.

Jet-skiing

Motorrët e ujit jepen me qira ne pjesën më të madhe të plazheve për të gjithë ata pushues që duan të përjetojne ndjesine e shpejtesise ne uje.

Paragliding

Lartesite që rrethojne Himarën ju ofrojne mundesine e praktikimit te këtij sporti, dhe kësisoj të shijoni panoramën mbresëlënëse të Himarës dhe plazheve të saj.

Ngjitje në mal

eshte nje aktivitet qe duhet praktikuar patjeter. Lartesite perreth himares ju ofrojne nje panorama mbreselene.

Zhytje nënujore

Uji i kristalte i plazheve te Himares, ju mundeson te shijoni bukurite dhe botën e pasur nenujore të Himares.

Rally

Shume nga rruget e fshatrave perreth Himares ofrojne mundesine e ushtrimit te këtij sporti.

Mountain biking

Lartesite dhe terreni i ashper i mundeson adhuruesve të shijojnë këtë sport.

Udhëtim me anije

Nese ju jeni duke kërkuar për një mënyrë alternative për të zbuluar Himarën dhe plazhet përreth, një ushëtim me anije përgjatë vijës bregdetare të Rivierës është një zgjedhje perfekte. Cdo dite, shume agjenci ofrojnë udhëtime të cilat nisin nga qëndra e Himarës për tek plazhet më popullore.

 

“South Outdoor Festival”
Këtë vit Borshi do të mirëpresë edicionin e tretë të South Outdoor Festival!
Për të gjithë ata që duan të përjetojnë misteret e jugut të Shqipërisë kjo është aventura perfekte! 

https://festival.south.al/schedule

 

 

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume