Skip to the content

10 arsye përse duhet të vizitoni Himarën

  1. Deti i paperseritshem

Uji i kristalte, nje miksim tonesh e ngjyrash; e kalter, e gjelber, blu e thelle, nuanca qe te ndjellin freski, energji pozitive e ndjenje pafundesie.

 

  1. Diversiteti i natyres (deti dhe mali aq afer)

Panorama e bregdetit jug-perendimor eshte unike. Formacionet e relievit qe shtrihen njekohesisht nen kembet e turisteve jane nje mrekulli: Male, kodra, perrenj, shkembinj, plazhe ranore dhe gurore, gjire dhe shpella, kurora agrumesh, diversitet faune dhe flore.

 

  1. Cmimet

Cmimet jane nga me te perballueshmet ne Rajon. Cdo vit rritet numri i turisteve nga e gjithe bota qe vizitojne dhe mahniten nga plazhet e Himares.

 

  1. Mikpritja

Mikpritja eshte virtyti me i madh i shqiptareve, tradite popullore. Sipas zakonit, i huaji qe trokiste ne deren e shtepise konsiderohej “mik” dhe vihej ne mbrojtjen e te zotit te shtepise. Ky zakon i trasheguar deri ne ditet e sotme eshte nje tipar qe le gjurme ne te gjithe turistet qe kane “shkelur” ne kete vend me njerez te forte e te dashur.

 

  1. Te provoni fiq deti

Pergjate gjithe bregdetit Jugor Ne Shqiperi, por vecanerisht ne Dhermi, fiku i detit (ose “dardha me gjemba”) nje frut i pasur me minerale, fosfor dhe vitamine C, eshte rritur kryesisht ne gjendje te eger, por kohet e fundit ka filluar edhe te kultivohet. Periudha e fund gushtit dhe shtatorit nxjerr ne treg sasi jo te vogla te ketij fruti, qe tregtohet me çmim te arsyeshem.

 

  1. Shume kisha dhe kala te vjetra

Pellazget, Iliret, Arberit, Shqiptaret, si dhe Venedikasit e Turqit, popullsi qe kane lene “marken e tyre” ne cdo gur, e ne cdo mur te kalave dhe manastireve te Himares. Ne cdo mur te ketyre objekteve lexohet historia e kesaj zone, degjohen kembanat e kohes dhe veshtrohen plaget e rezistences.

 

  1. Akoma ne rruge do ndeshni kopete me dhi dhe keca (bagetia)

Sa poema e sa kenge jane thurur e kenduar per pasurine kryesore e te kesaj zone, bagetite e imta. Sa kendshem nderthuren dielli i forte, rruget me kalldreme, deget e ullinjve me tingujt e kembanave dhe blegerimen e qingjave, panorama me e vecante qe te shfaqet para syve.

 

  1. Klima per shendetin

Nuk e teprojme nese themi se kjo zone eshte ilac per shendetin, klima tipike mesdhetare me vere te fresket e dimer te bute, ajri i paster i maleve dhe flladi i ujrave te Jonit, eshte gjithcka qe nevojitet per tu larguar nga “stresi” i zonave urbane.

 

  1. Kulinaria dhe produktet e detit

Aroma e mishit te pjekur te prek shqisat qe ne momentin qe afrohesh ne fshatrat e Himares. Gatimet tradicionale, kjo trashegimi e zones me produkte mishi e peshku, si rezultat i natyres se vecante eshte nje nga arsyet kryesore per te vizituar Himaren.

 

  1. Struktura e vendbanimeve dhe deshmite historike

Nese do ti portretizonim fshatrat e Himares si fytyren e nje vashe; mbi krye shtrihen “floket” e degeve te agrumeve, mbi to qendron kryelarte si diademe nje kishe a manastir, konturet e fytyres formohen nga muret e nje kalaje, rrudhat dhe shenjat jane rrugicat e kalldremta dhe tiparet shprehen nepermjet banesave te vogla tipike te ndertuara me gure, cati e te lyera me te bardha.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume