Skip to the content

10 plazhe përrallore

“Degjohet zhurma e valeve duke u rrokullisur me guralecet e duke i terhequr mbrapsht, ende pa arritur te te kape syri detin. Me tu afruar dallon nuancat e blu-se qe shtrihen deri ne qiell. Panorama me e bukur qe mund te shohesh ndonjehere” Kjo eshte pamja qe te pret qe nga Palasa e ne vazhdim, pergjate Bregut te Himares.

Dhermi

Dhermiu eshte nje nga destinacionet me te rendesishme dhe me te frekuentuara te plazheve shqiptare. Ujrat e paster kristalore, plazhet e izoluara, sportet ujore e bejne ate nje nga plazhet me te preferuara te te rinjve. Ai eshte sinonim i bareve, klubeve moderne dhe jetes aktive te nates. Disa nga plazhet me te bukura te dhermiut jane Jaliksari, i njohur per atraksionin me pikant te Shpelles se Pirateve dhe per numrin e madh te resorteve qe terheqin nje numer te madh turistesh cdo vit. Mund te permendin tjeter plazhin e Shkambos dhe te Gjipese.

Plazhi i Gjipese eshte nje nga me te preferuarit e turisteve per shkak te natyres se tij te mrekullueshme dhe numrit te vegjel te plazheve qe ndodhen rreth tij.

 

Palase 

Me Delten e saj te gjere qe duket si krijese mitologjike nga maja e llogarase, Palasa eshte nje nga destinacionet me te preferuara edhe te pershtatshme per te rinje. Nje plazh me shtrirje te madhe, i bukur, i paster dhe me zona te pashkelura shpesh eshte destinacion i parashutisteve qe hidhen nga maja e Llogarase. Nje nga plazhet me te bukura ne Palase eshte dhe plazhi Stalla.

 

Livadhi

Plazhi i Livadhit gjendet rreth 3 km ne veri te Himares duke ofruar nje natyre fantastike, ujera te kristalta, qetesi dhe relaks per familjaret si dhe hapesira per kampingje. Ne plazh gjenden shtepi ku ofrohen dhoma me qera per turistet si dhe disa taverna te vogla. Baret dhe klubet per te rinjte jane lokalizuar ne distance nga hapesirat e pushuesve qe duan vetem qetesi.

 

Jali

Ky plazh eshte nje nga me te bukurit ne Mesdhe. Nje nga vendet me karakteristike te Jalit eshte gjiri i Akuariumit. Nje plazh i virgjer rreth 20 minuta ne kembe larg Jalit, i rrethuar nga shkembinjte qe te japing vertet pershtypjen e nje akuariumi. Ne Jal mund te arrish duke kaluar neper nje rruge qe pershkon plantacionet e ullinjve dhe te con drejt ne plazh. Adhuruesit e natyres dhe te aventures e kane zgjedhur si vendin me te preferuar te kampingjeve.

Por ky plazh eshte edhe destinacioni i te rinjve qe dashurojne festat, shoqerine dhe muziken per shkak te klubeve dhe pube-ve qe ndodhen ne kete plazh

 

Llaman

Plazhi i Llamanit ndodhet rreth 5 minuta larg Himares dhe eshte destinacioni me i gjalle per te rinjte edhe pse eshte nje gji i vogel. Gjate muajve te veres llamani eshte sinonim i festave gjate 24 oreve te dites.

 

Porto palermo

Plazhi me i vecante jo vetem i Qeparoit por edhe i gjithe Rivieres, eshte ai i Porto Palermos, aty ku bashkohen ne te njejten pike ne menyre fantastike deti, natyra dhe historia.

Sapo te shfaqet para syve ky breg te duket sikur kodra po relaksohet ne det, duke leshuar mbi te 2 gadishuj, ate te Panormit dhe te Palermos. Ne kete gji te vogel tektonik, mbi ishull, eshte vendosur nje nga Kalate me te njohura ne Shqiperi.

 

Qeparo

Plazhet e tij jane zgjedhja e duhur per te shijuar sezonin veror, te cilat nuk ofrojne asgje me pak se plazhet e tjera mahnitese te Rivieres. Qeparoi ka dy plazhe të mëdha, Skalome dhe Gonea, më të frekuentuarit gjatë verës, të cilat ofrojnë infrastrukturë turistike rurale, kryesisht dhoma me qira. Turistet deshirojne te shfrytezojne cdo hapesire te ketij destinacioni qe ju ofron mundesine per tu relaksuar ose per te bere barbeque nen hijen e ullinjve, rruges per ne plazh.

 

Borsh

Pavaresisht se eshte nje nga plazhet me te medhenj ne Himare, Borshi dallohet per qetesine e tij, vendi perfekt per tu relaksuar me pamje nga deti dhe me nje pije ne dore. Cdo vit synohet nga turiste te shumte te cilet “dashurohen” me shikim te pare me kete plazh. I rrethuar nga kurora e ullinjve, me bregdet te nderthurur midis gureve dhe reres, me te vetmen zhurme kengen e gjinkallave eshte destinacioni i duhur per pushime familjare apo romantike, meqenese udhetimi me vela ne kete plazh eshte mahnites.

 

Lukove

Plazhet e Lukoves (i Bunecit dhe i Shpellave) jane nga plazhet me te famshme ne Rivieren e Shqiperise, qe shtrihen se nje rrip i shkelqyer me shkembinj te bardhe, disa kilometra te gjate, te mbuluara nga uji i thelle blu.

Plazhi i Bunecit eshte i qete dhe disi i pazakonte. Bregu me guralece te bardhe, ndahet nga nje perrua, qe zbret nga malet e larta. Perendimi duket i mrekullueshem prej plazhit te Bunecit dhe plazhi eshte nje alternative e mire per ata qe kerkojne rehati pasi perveç pak hoteleve nuk ka zhurma nga klubet e nates.

 

 

Potam

Plazhi i Potamit ndodhet ne jug te Himares dhe eshte nje alternative shume e mire duke qene se eshte prane qendres se qytetit dhe ofron sherbime me te mira e te shpejta per familjaret si per akomodimin edhe per ushqimin. Ne plazhin e Potamit thuhet se dikur rridhte nje lum (potam ne greqisht), prandaj edhe zona mban kete emer.

 

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume