Skip to the content

5 kalatë më impresionuese

1. Kalaja e Himares

Kalaja e Himares eshte simbol lirie dhe rezistence ndaj te huajve, e cila i ka mbijetuar plot 24 shekujve duke u rindertuar edhe nga Justiniani si mbrojtje ndaj sulmeve barbare. E njohur edhe me emrin Barbaka si ne mesjete, ajo eshte nje nga monumentet me te rendesishme ne Shqiperi. Arkitektura e saj fantastike e ndertuar me blloqe guresh te medhenj mbart mbi vete madheshtine e lashtesise. Brenda kalase ekzistojne ende banesa te periudhave te ndryshme, qe duket sikur kane udhetuar ne kohe dhe bashkejetojne ne ditet e sotme.

 

2. Kalaja e Sopotit - Borsh

Kalaja e Sopotit ose e Borshit, e cila daton rreth shekullit te IV eshte e njohur per pozicionin e saj strategjik duke u bere ure lidhese midis detit dhe maleve Akrokeraune (Gryka e Borshit). Permasat e saj edhe pse modeste, te lene mbresa si pasoje e vendosjes se gureve qe i japin Kalase nje pamje “madheshtore”. Ne kete kala gjendet edhe nje xhami e ndertuar ne kohen e Ali Pashe Tepelenes, unike ne bregdetin shqiptar.

 

3. Kalaja e Ali Pashe Tepelenes

Kalaja “dhurate” e Ali Pashe Tepelenes, ose ndryshe Kalaja e Porto Palermos eshte nje nga perlat e plazheve te Jugut. Jo me kot kalaja ka forme trekendore, ndoshta per te dhene imazhin e nje zemre, simbol i dashurise se Ali Pashes per Vasiliqine. Ajo u ndertua si mburoje ne nje gadishull te vogel per te mbrojtur te dashuren e tij, qe mos ti kanosej asnje rrezik. Brenda kalase eshte vendosur nje kishe, qe sipas gojedhenave u ndertua brenda 24 oreve, qe zonja e tij te kishte nje vend paqeje dhe qetesie. Nuk gjen peisazh me mahnites se nje keshtjelle guri e rrethuar nga bimesia e gjelber, mbi ujrat blu te thella.

 

4. Kalaja e Karosit – Qeparo

E ndertuar mbi 450 m mbi Gradishte, Kalaja e Karosit eshte me e madhja ne krahinen e Himares. E fortifikuar nga 3 rradhe muresh rrethuese, me gure te medhenj e pa asnje mjet lidhes ajo vazhdon te qendroje “e forte” edhe pas 3000 viteve. Duket sikur koha nuk ka ndikuar aspak ne Kastel edhe per shkak te mbrojtjes natyrale me kodra. Ne kete kala mund te shkohet vetem me rruge kembesore, nepermjet shtigjeve apo monopateve qe nisin nga fshati Qeparo.

 

5. Kalaja e Badhres - Borsh

Deshmi e periudhes se bronzit dhe nje nga zbulimet me te rendesishme te zones Jugperendimore te Shqiperise, Kalaja e Badhres eshte vendosur si kurore ne “koken” e bregdetit te Borshit, Lukoves dhe Piqerasit. Gjurmet e banesave prehistorike jane gjetur jashte murit rrethues ne anen perendimore. Si cdo kala tjeter e kesaj krahine ajo eshte vendosur mbi koder, por vecantia e saj eshte arkitektura ne formen e nje elipsi te crregullt.

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume