Skip to the content

Kishat më të vjetra

Kisha e Ipapandise

Te gjitha manastiret dallohen per tipologjine e tyre per arkitekturen unike, por kisha e Ipapandise ne Dhermi mban ne “trupin” e saj veprat e piktorit te njohur mesjetar Nikolla. Tavani i saj me gdhendje dhe motive floreale, nderthuret me artin konvencional te Nikolles ne muret e saj. Keto tipare kane nje vlere artistike aq te cmuar, prandaj Instituti i Monumenteve te Kultures eshte kujdesur qe kjo kishe te restaurohet e te mirembahet.

 

Kisha e Shen Premtes, Lukove​

Bazilike, qe nga greqishtja do te thote “salle mbreterore”, eshte vetem forma qe i ka mbetur Kishes se Shen Premtes ne Lukove. Edhe pse koha e ka “vrare” bukurine e saj, peisazhi i ullinjve ja zbukuron ende kryet.

 

Kisha e shen Spiridhonit

Si Manastiri me i madh ne Vuno qe shtrihet ne pjesen jugore te fshatit, kjo kishe eshte cilesuar si monument kulture i kategorise se pare. E rrethuar nga ullinj shekullore, e zbukuruar me piktura murale, me tavan te rrafshet (pjese e bazilikave te kesaj natyre) e me arkitekture te vecante eshte nje nga objektet me interesante per tu vizituar. Kjo kishe mban emrin e njeriut mrekulliberes i cili mbrojti Trinine e shenjte.

 

Kisha e Shën Kollit, Vuno

Shen Kolli ose Nikolla njihet si shenjti i detareve e peshkatareve prandaj kjo kishe ne Vuno ka marre emrin e mbrojtesit te tij. Atributi me i madh qe i eshte dhene Shen Kollit jane dhuratat sekrete, qe ne bote njihet si Santa Claus (ne kultura te ndryshme ka emra te ndryshem) Ky monument u ndertua nga fiset e aktoreve me te njohur te Shqiperise, Anagnosti dhe Ndrenika (Dhimiter Anagnosti dhe Robert Ndrenika). Muret dhe afresket e kesaj kishe i kane rezistuar klimes, ndertimeve pa kriter dhe dhunimit te fshatareve per shume gjate, si deshmi e nje qyteterimi te madh e te begate.

 

Kisha e Shën Mërisë së Athalit, Himarë

Jo vetem kishat, por te gjitha objektet e kultit sherbejne si trashegimi kulturore dhe disa prej tyre jane shpallur monumente kulture. Duke qene se pjesa Jug perendimore ka qene me teper e ndikuar nga krishterimi, numri I madh i kishave e deshmojne kete. Njera nga me te rendesishmet eshte Kisha e Shen Merise se Athalit ne Himare e ndertuar mbi rrenoja. Ky objekt sherben edhe si vend pelegrinazhi ku cdo vit ne date 15 gusht mblidhen qindra besimtare per te celebruar Festen e Shen Merise.

 

Kisha e Shen Sergjit dhe e Bakut

e ndertuar brenda mureve te keshtjelles se Himares eshte nje nga atraksionet me te bukura turistike te kesaj zone, e shpallur monument culture I shkalles te pare. Dokumenta te ndryshme deshmojne per rendesine historike te kesaj kishe qe ne shekullin e XI. Ne hyrjen veriore te kishes eshte i murosur nje qemer, ne te cilin jane gdhendur Shqiponjat Dykrenare. Njesoj si kisha e Ipapandise, motivet floreale mbizoterojne ne dekorin e ikonave te saj.

 

Kisha e Shen Stefanit, Dhermi

Dhermiu ka edhe kishen e Shen Stefanit qe sipas Historise se Shqiperise ka disa nga afresket me te vjetra te Shqiperise te cilat i perkasin shekullit te XII. Ky objekt ne afersi te plazhit ruan ende gjurmet e nje kishe te vjeter mbi te cilen eshte rindertuar. Ne nje mbishkrim qe gjendet ne ikonostasin e saj shkruhej: “U pikturua me doren e Mihalit dhe te Konstandinit nga eparkia e shenjtit te Vellase”.

 

Manastiri i Shën Theodhorit, Gjipe

Permes nje rrugice te kalldremte qe ngjitet ne kodren midis Dhermiut dhe Gjipese arrin ne Manastirin e Shen Theodhorit. Kjo bazilike e ndertuar ne shekullin e XIV, mbart mbi vete objekte dhe histori nga periudha te ndryshme (ne kohen e komunizmit u perdor si baze ushtarake). Kisha e Shen Theodhorit, e rindertuar ne vitin 1882, ka nje arkitekture te thjeshte, me çati druri bazilike, ndersa ne brendesi te saj gjenden ikona te ndryshme dhe shenjtorja e gdhendur ne dru.

 

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume