Skip to the content

Kulinaria

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Kudo ku kalojme eshte ndertuar nje infrastrukture hoteliere e kulinare bashkekohore, me ushqime te zones vetem bio, si dhe ofrohen hotele, motele, restorante, kafe, sherbime, plot shtepi, dhoma, dhe nje mikpritje qe himarjotet e kane disi te veçante

Ne radhen e gatimeve tradicionale renditen – byreket me disa lloje lakrash, si byrek me neni, byrek me speca dhe domate, byrek me spinaq, byrek me lakra te egra, byrek me fasule, etj. Mishi i qingjit dhe i kecit ne hell eshte nje tradite e hershme e ketyre aneve. Nje tjeter varjant interesant eshte mishi i mbeshtjelle me plencin e bagetise, i pjekur ne prush dhe ne hi. Kukureci eshte perhere i pranishem ne menune e mishit, si meze e pare ne tavolinen e porsashtruar. padyshim, te gjitha gatimet jane me prodhimet e vendit bio.

Ne tavolinat e miqve te ftuar, te gjitha fshatrat e himares kane pasur dhe ruajne traditen e dollise, kryesisht me pijen e tyre tradicionale rakine apo edhe vere.

 

 

Gjithashtu mund t'ju duket interesante

Ushqim & Pije

Pozicioni Gjeografik i Himares, tokat e pakta bujqesore dhe klima e saj i ka nxitur banoret te fokusohen drejt blegtorise, por jo vetem kaq. Gjate udhetimit neper fshatrat e saj gjen kenaqesine te kundrosh plantacione me dy nga kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet. Si nje zone bregdetare ne menune e guzhines tradicionale vendase, jane prezente edhe gatimet e peshkut, por pa perjashtuar edhe ato te mishit.

Lexo me shume

Ç'mund të bëni

Duke udhetuar neper fshatrat dhe plazhet e Himares behesh kurioz edhe per guret qe te shfaqen rrugen. Eshte nje vend i rralle ku nderthuret bukuria e natyres me doren e njeriut dhe sado te perpiqesh nuk ben dot krahasime se cfare eshte me e bukur. Mahnitesh me Delten e Perroit te Palases po aq sa me Shpellen e Pirateve ne Dhermi. Mund te vizitosh Manastin e vecante te Shen Merise ne Dhermi, por mund te shikosh monumentin me te vecante qe ke pare ndonjehere Bokerimat e Vunoit (Gjeomonument ne reliev kodrinor te zhveshura dhe te thata, te cilat tek – tuk skuqen nga shqopa qe perthyhet me maret e gjelbra e me lule te bardha te mbledhura vile )

Nje destinacion mjaft i bukur per tu vizituar eshte edhe Shpella e Porto Palermos, qe se bashku me kalane dhe kishat jane thesare teper te cmuara per vijen me te bukur bregdetare te vendit tone.

Lexo me shume